Ejani te gjithe
  Horoskopi vjetor 2011
 

 

DASHI:Në podiumin e të favorizuarve, Dashi do të përjetojë një vit, gjatë të cilit do ta ketë të pamundur të mërzitet. Lëvizjet planetare më domethënëse do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në shenjën tuaj. Që nga fillimi i janarit mund të gëzoni frytet e rikthimit të Jupiterit, i cili do të jetë tepër bujar dhe optimist. Në fakt, kjo e fundit do të jetë edhe fjala kyçe që do t’u hapë të gjitha portat. Planeti shumë fatsjellës do t’ua shtojë karizmin, duke i dhënë edhe një shtysë mjaft të madhe entuziazmit tuaj. Duke qenë tipa impulsivë, duhet të përpiqeni që të tregoheni edhe realistë në rast vendimesh të rëndësishme, për të mos hasur më pas zhgënjime të pakëndshme. Nëse në momentin që do të merrni një vendim të rëndësishëm do t’ju mbysin dyshimet, duhet të kërkoni mendimin e një njeriu të besueshëm, për të vënë përballë opinionet tuaja, në mënyrë që të vendosni për zgjidhjen më të mirë.Muaji mars do të hapë dyert për Uranin progresist, origjinal, kreativ dhe revolucionar: ky planet do të ketë një ndikim shumë të rëndësishëm në jetën tuaj, edhe për shkak të qëndrimit të gjatë në këtë shenjë, përafërsisht shtatë vjet. Në 2011-ën ai do të ketë një ndikim të madh tek të lindurit në ditët e para të muajit. Urani do të bëjë të mundur lindjen e një ndjenje prepotente për pavarësi: do t’u mjaftojë të mendoni për një ndryshim të vogël dhe menjëherë do t’i futeni punës për ta realizuar. Por këshilla për ju është që të mos nxitoheni, mos hiqni dorë, por mos u bazoni tek impulset tipike të Dashit dhe ekzaminoni me qetësi dhe kujdes opsionet dhe mundësitë që keni në dispozicion, të cilat është e sigurt që nuk janë të pakta në numër.Merkuri, planeti i inteligjencës, i mendimit, i aktivitetit cerebral, i komunikimit, i udhëtimeve të shkurtra dhe i tregtisë do të ndalet gjatë në shenjën tuaj (nga 9 marsi deri më 16 maj) dhe do të favorizojë të gjitha aktivitetet e sipërpërmendura. Intuita do të jetë një nga pikat tuaja të forta dhe kjo do t’ju ndihmojë që të dilni fitues nga një sërë sfidash.Kundër do të keni Saturnin, sidomos ata që kanë lindur në ditët e para të muajit prill. Ky aspekt mund të vërë në provë të vështirë marrëdhëniet tuaja, por edhe mund t’i përforcojë. Rezultati do të varet maksimalisht nga vetë ju dhe nga zgjedhjet që do të bëni. Nëse jeni çift ose në një shoqëri biznesi të konsoliduar duhet t’i jepni rëndësi të madhe komunikimit dhe aspekteve serioze, konkrete të rrethanave, duke mësuar të njohësh dhe të respektosh kërkesat, frikën, shpresat, ëndrrat dhe dëshirat e të tjerëve. Sa më të ditur dhe të disponueshëm të bëheni, aq më shumë do të dini të mbështeteni tek vetja dhe në çift. Planeti i rreptë do kërkojë kujdes më të madh nga ana juaj për çështjet ligjore.Me Plutonin, planetin e transformimit, në kënd jo të favorshëm me shenjën tuaj, do bënit mirë të tregoheshit shumë të vëmendshëm për të kapur sinjale ndryshimi në aspektin profesional. Duhet të tregoheni të kujdesshëm për veprimet dhe sjelljet e të tjerëve, që do të përpiqen t’ju manipulojnë juve ose një situatë profesionale që ka lidhje të drejtpërdrejtë me ju. Ky ndikim do të prekë më shumë të lindurit nga data 28 mars deri në 3 prill. Gjithsesi, nuk duhet marrë si frymë negative, pasi mund të jetë një mënyrë mjaft e mirë për të zbuluar mundësitë dhe aftësitë që keni.Për të lindurit nga data 21-31 mars, 2011-a do të jetë një vit revolucionar i karakterizuar nga një shpirt observimi dhe nga shumë raste të bukura që duhen kapur në kohën e duhur, duke vlerësuar çdo vendim me një dozë të mirë racionaliteti.Për të lindurit nga data 1-10 prill, evenimentet do të kërkojnë një autokritikë të thellë dhe një impenjim konkret, që do të japë rezultate të shkëlqyera, sidomos në pranverë dhe në vjeshtë. Koherenca dhe serioziteti do t’ju duhen për të arritur ato që doni me të vërtetë.Për të lindurit nga data 11-20 prill, 2011-a do të jetë një vit i rëndësishëm, me shumë aktivitete, në të cilat mund të çlironi të gjithë kreativitetin tuaj, edhe pse jeni të vetëdijshëm që jo gjithçka është e lehtë në jetë, por që gjithmonë mund të mbështetesh tek fati dhe tek një burrë i mrekullueshëm, apo grua e mrekullueshme, si ai/ajo që keni në krah.Objektivi i vitit: zgjerimi, shfrytëzimi i evenimenteve me fat, tregohuni të kujdesshëm që të mos lejoni t’ju ikin raste unike që mund t’iu ndihmojnë të përmirësoni jetesën tuajën.

 

Numrat me fat: Mundësia e suksesit për të lindurit në shenjën e Dashit, gjatë gjithë vitit, do të jenë të lidhura me këto numra:6, 19, 83, 90

Numri magjik për 2011 është 3.

Motoja juaj për 2011-n: Përpiqu të zbulosh njeriun që je i destinuar të bëhesh, pastaj përvishju punës me pasion që ta realizosh në jetë. (Martin Luter King)

***********************************************************************************************************

DEMI:Do të jeni në shkallën më të lartë të podiumit në 2011-ën. Yjet do t’ju ndihmojnë jashtëzakonisht vitin e ardhshëm, asnjë planet nuk do të jetë kundër jush, përveçse për periudha të shkurtra. Duke e parë nga aspekti astrologjik, nuk bëni pjesë tek shenjat që entuziazmohen lehtësisht, por disa ekzaltime gëzimi në të ardhmen do t’i keni. Me planetin e fatit (Jupiterin), që do të jetë në shenjën tuaj nga qershori 2011 deri në qershor 2012, muajt e ardhshëm mund të jenë me të vërtetë të mrekullueshëm. Brenda jush do të formohet një parim i kuptueshëm për sa i përket të ardhmes. Duke mbajtur lart vetëvlerësimin dhe besimin tek vetja, ju do të mund të materializoni dhe shijoni gjithçka që keni filluar ta ndërtoni në të kaluarën.Për ju do të fillojë një udhëtim i ri: do të jeni si një vullkan idesh dhe mundësitë që do t’ju paraqiten do jenë të shumta. Do t’ju ofrohen më shumë mundësi sesa do të arrini të konkretizoni, për shkak të mungesës së kohës. Vizioni për të ardhmen që do të keni në muajt e ardhshëm do të jetë gjithnjë e më pozitiv: besim, zgjerim dhe optimizëm. Të paktën në këtë vit me fat, që pret vetëm bashkëpunimin tuaj për t’u bërë vërtet i tillë, mënjanoni dembelizmin, egoizmin dhe anën materiale të karakterit tuaj dhe hapni dyert e zemrës.Muajt e parë të 2011-ës, me Jupiterin pas krahëve, do t’i japin startin një periudhe konsolidimi dhe përgatitjeje. Planeti bujar do t’ju inkurajojë që të shikoni brenda vetes dhe të përgatisni terrenin për arritjet e mëdha të verës. Më 4 qershor ai do të hyjë në shenjën tuaj dhe atëherë fati dhe mirëqenia në çdo sektor të jetës suaj do të jetë e garantuar. Do të shtohet edhe dëshira e fortë për ta shijuar jetën në të gjitha aspektet e saj më të bukura, duke harruar të kaluarën ose duke u përpjekur që t’i zgjidhni gjërat me një buzëqeshje: kjo është ajo çka parashikojnë yjet për ju.Saturni sugjeron që të vazhdoni të punoni shumë në mbështetje të objektivave afatgjatë. Duhet të kujdeseni më shumë për shëndetin dhe për stilin e jetesës. Aplikimi i urdhëruar i zakoneve të shëndetshme do t’ju ndihmojë që të keni një sërë avantazhesh ndër vite.Neptuni, i cili prej vitesh ka pasur ndikim të vështirë tek ju, që nga prilli deri në ditët e para të gushtit do të pozicionohet në kënd të favorshëm për shenjën tuaj. Miqtë do të kenë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj, sidomos nëse keni lindur në muajin prill. Shumë prej të lindurve në shenjën e Demit do t’ju heqë bindjet e palëkundura më parë dhe do t’u hapë një rrugë të re shtigjeve të pazakonta dhe shumë imagjinare dhe kjo do t’ju lejojë që ta shikoni realitetin objektiv në më shumë aspekte.Plutoni në shenjën e Bricjapit do t’ju japë spunto të reja për të ndryshuar, për të ndërmarrë filozofi të reja për jetën, duke iu garantuar forcën e vullnetit dhe vendosmërinë e duhur për të kaluar të gjitha pengesat. Nëse keni lindur në fund të prillit apo në ditët e para të majit do jeni shumë pranë realizimit të projekteve tuaja, madje do jeni të gatshëm për të kryer lëvizjen finale drejt të ardhmes.Për të lindurit nga data 21-31 prill, 2011-a do të jetë e mbushur me ndryshime të vogla, por domethënëse dhe me shumë raste për të ndryshuar fatin e ekzistencës suaj. Fati do t’ju buzëqeshë gjatë verës, stinë që duhet ta shfrytëzoni maksimalisht.Për të lindurit nga data 1-10 maj. Ju i përkisni dhjetëditëshit më të qetë, që paraqet më pak interes për lëvizjet planetare në 2011-ën. Për këtë arsye mund të shijoni qetësinë dhe kënaqësitë e vogla që do t’ju shoqërojnë për periudha të gjata.
Për të lindurit nga data 11-20 maj. Do të jeni më të sigurt dhe më të fortë se vitet e fundit, me disa periudha (në vjeshtë) dyshimesh dhe pakënaqësish nëse keni lindur nga data 18-20.
Objektivi i vitit: shfrytëzoni momentet e lumtur dhe shijoni gëzimet e jetës pa i imponuar vetes që të hiqni dorë nga shumë gjëra, ku mund të përfshihet lumturia juaj dhe e të tjerëve.Numrat me fat:  Mundësia e suksesit për të lindurit në shenjën e Demit, gjatë gjithë vitit, do të jenë të lidhura me këto numra:6, 19, 83, 90

 

Numri magjik për 2011 është 19.

Motoja juaj për 2011-ën: Era nuk është asnjëherë e favorshme për ata që nuk dinë ku të shkojnë, por për ne që e dimë, edhe puhiza do të jetë e vlefshme. (Rainer Maria Rilke, poet gjerman)

***********************************************************************************************************

BINJAKET:Ata që kanë lindur në shenjën e Binjakëve janë me fat për shkak të karakterit që yjet u kanë dhuruar në momentin e lindjes. Mënyra sesi e shprehni lirshmërinë tuaj dhe dëshirën e madhe që të keni kontakte me ata që ju rrethojnë pa paragjykime, ju garanton fleksibilitetin që duhet për të jetuar në ditët e sotme. Në 2011-ën, përveç cilësive të mira që keni, mund të mbështeteni edhe tek dashamirësia e një pjese të mirë të yjeve. Duke bërë përjashtim për periudha të shkurtra, për ju parashikohet një vit i mbarë, me optimizëm dhe qetësi.Me ndikimin pozitiv të Jupiterit deri në ditët e para të qershorit do të mund të peshkoni një sërë vlerësimesh. Rrezet e planetit bujar do të ndriçojnë marrëdhëniet tuaja me të tjerët, në veçanti miqësitë, si dhe marrëdhëniet me botën e jashtme. Gjatë këtij viti pritet që të realizohen shpresat dhe ëndrrat tuaja. Kjo është edhe arsyeja që vlerësimet në aspektin profesional dhe kënaqësitë në aspektin afektiv nuk do të mungojnë. Në pranverë Jupiteri do të bashkohet me Mërkurin, dhe së bashku do t’ju shtyjnë të kërkoni që të bashkëveproni dhe të njihni sa më shumë njerëz të rinj, pikërisht për të mundësuar avantazhe përpara verës. Shkëmbimet, tregtitë dhe kontaktet me njerëzit do të jenë burimi juaj më i madh i mirëqenies. Më pas, në 4 qershor, Jupiteri do të transferohet në shenjën e Demit dhe atëherë do t’i japë start një periudhe, në të cilën njohja më e thellë e vetvetes do të jetë e nevojshme për të vendosur kontaktet me njerëz të ndryshëm nga ata që keni frekuentuar më parë.Ndikimi pozitiv i Saturnit do të ndihmojë, sidomos të lindurit në ditët e para të qershorit, që të arrijnë etapën përfundimtare për atë që kanë punuar me shumë mund në vitet e fundit. Mund të bëni gati përgatitjet përfundimtare për arritjen e objektivit, që me kalimin e ditëve do ta shikoni gjithnjë e më të realizuar. Vëmendja e yjeve do të jetë e fokusuar tek kreativiteti në çdo formë të tij, që do të zhvillohet dhe do të shtohet edhe nëpërmjet ndihmës së njerëzve që të vlerësojnë.Ndikim gjithashtu pozitiv do ketë edhe Urani, i cili që nga 12 marsi do të zhvendoset për 7 vite në shenjën tuaj. Ndikimet e tij dashamirëse do të vijnë në 2011-ën për të lindurit në ditët e para të muajit, të cilët do të pësojnë një shtysë për të riparë projektet, ëndrrat dhe shpresat që janë gdhendur që në bazën e ekzistencës suaj. Ndryshime dhe zgjedhje që janë të destinuara të shndërrohen në stilet e reja të jetës suaj. Suksesi që do të provokojë Urani, do ketë edhe një dozë oportunizmi. Kjo do të thotë që ju duhet të pranoni edhe ndihmën që do t’ju nevojitet për të përfunduar edhe objektivat më ambicioze që keni.Për të lindurit nga data 21-31 maj, pjesa e parë e 2011-ës duhet jetuar në maksimum. Fati do t’ju buzëqeshë dhe ndryshimet thelbësore do të jenë të nevojshme që të kurorëzojnë ëndrrat tuaja.Për të lindurit nga data 1-10 qershor. Pranvera dhe vera do të jenë stinët më të mira për ju. Gjatë tyre mund të konsolidoni projekte të çfarëdolloj fushe, por mbi të gjitha mund të kurorëzoni një ëndërr të madhe dashurie.Për të lindurit nga data 11-21 qershor. Fillimi i vitit do karakterizohet nga zbavitja dhe nga sukseset në fushën intelektuale. Vjeshta do të jetë perfekte për të bërë plane afatgjata, si dhe për t’i bërë një ndryshim rrënjësor jetës suaj, duke eliminuar situatat dhe personat që nuk përshtaten më me stilin e ri të jetesës.Objektivi i vitit: rritja dhe arritja e destinacioneve sentimentale dhe profesionale të një niveli superior. Mos hiqni dorë nga asnjë eksperiencë jetësore dhe nga asnjë ndryshim.Numrat me fat:  Mundësia e suksesit për të lindurit në shenjën e Demit, gjatë gjithë vitit, do të jenë të lidhura me këto numra:5, 25, 41, 49

 

Numri magjik për 2011 është 35.

Motoja juaj për 2011-ën: Nuk mund të vendosim sesa vite do jetojmë, por mund të vendosim se çfarë jete do bëjmë gjatë këtyre viteve.

***********************************************************************************************************


GAFORRJA:Çelësi për të hyrë me shumë sukses në vitin që po vjen, duhet të jetë fjala “liri”. Pra, duhet të lini pas çdo kushtëzim të çdo lloj forme që ju i vinit vetes deri më sot. Kjo është e lehtë për t’u thënë, por shumë e vështirë për t’u realizuar, sepse ju jeni aq shumë i lidhur me kujtimet e së shkuarës, saqë nuk shihni përpara, por ecni me kokën pas. Në disa raste ju nuk do të arrini ta bëni këtë revolucion në jetën tuaj, duke u çliruar nga kushtëzimet e së shkuarës dhe duke parë vetëm para, por të paktën mund të hidhni bazat për të ardhmen tuaj. Megjithatë, e rëndësishme do të jetë sa të hidhni hapin e parë, për t’i dhënë vetes suaj besimin dhe kthjelltësinë e duhur për të vlerësuar sa më mirë çdo rrethanë. Gjithsesi, pjesa e parë e vitit 2011 do të jetë shumë e lodhshme për ju, por në pjesën e dytë do të shikoni të realizohen projektet dhe ëndrrat tuaja.Kalimi i Jupiterit në shenjën tuaj gjatë muajve të parë të vitit do t’ju shtyjë të bëni disa zgjedhje të rëndësishme në sektorin e karrierës. Do t’ju duhet të bëni një “pastrim të përgjithshëm” në këtë sektor për të qëndruar vetëm. Frytet e punës që do të zhvilloni nuk do t’i shihni menjëherë, madje duhet të prisni verën për të parë ndonjë rezultat fitimprurës. I vetëm apo me ndihmën e miqve apo të personave të besueshëm, do të arrini shumë si në planin moral, ashtu edhe në atë ekonomik.Nëse keni lindur në ditët e para të korrikut, do të duhet të përballeni me ndikimin e egër të Saturnit në shenjën tuaj. Ka shumë mundësi që të vendosni të ndryshoni shtëpi apo të bëni rregullime të njëfarë kostoje në banesën tuaj apo edhe të blini një shtëpi të re. Por kini kujdes, sepse të gjitha këto ndryshime do të jenë të kushtueshme, kështu që planifikojini mirë shpenzimet, në mënyrë që të mos sillni shqetësime në jetën tuaj familjare.Nëse keni lindur në ditët e para të shenjës së Gaforres, do të keni kundër planetin Uran, i cili do të përpiqet të rregulloj më mirë jetën tuaj profesionale, në veçanti nëse po synoni të ngjisni shkallët e karrierës. Por kundërshtimi i Uranit do t’ju bëjë më të fortë dhe ju do të arrini ta mposhtni.Plutoni do të ketë gjithashtu ndikim negativ kundër jush gjatë fundit të muajit qershor. Disa situata jo aq të këndshme mund të sjellin destabilitet në familjen tuaj. Gjithsesi do të arrini të mbani ekuilibrat e duhur pa shumë sforcime në punë, shoqëri dhe në familje.
Për të lindurit në periudhën e parë të shenjës së Gaforres (nga 22 qershor deri më 1 korrik), do të jetë një vit i ndarë më dysh. Deri në mesin e muajit maj do të ndjeni peshën e detyrave të rënda si në jetën private, gjithashtu edhe në atë profesionale. Por me ardhjen e verës do të përjetoni gëzimin e të jetuarit dhe projekteve afatgjata për të ardhmen tuaj.Të lindurit në periudhën e dytë (nga 2 deri më 12 korrik) do të kalojnë një periudhë mjaft komplekse dhe tepër të ngarkuar me punë. Gjatë kësaj kohe do t’u përkushtoheni më shumë rregullimeve në shtëpi dhe familjes suaj. Do të jetë një periudhë vërtet e lodhshme, por jashtëzakonisht shumë produktive. Përpara fundit të vitit do të hidhni prapa mendimet negative dhe do të riktheheni t’i buzëqeshni jetës.Të lindurit në periudhën e tretë (nga 13 deri 22 korrik) do të jenë edhe më të privilegjuarit. Ata i presin më pak probleme. Do të mësojnë shumë gjëra të reja nga ngjarjet që do të përjetojnë, nga të cilat do të nxjerrin mësimet e duhura. Por me ardhjen e verës nuk do e vrasin mendjen për asgjë, përveçse të pushojnë.Objektivat e vitit: Rrisni vlerësimin për veten tuaj dhe kini më shumë besim te vetvetja.Shpenzimet e paparashikuara: Në korrik dhe gusht.Ide fitimprurëse: Në maj dhe tetorKurajo: Frika e muajit janar do të zhduken dhe me ardhjen e muajit maj guximi nuk do t’ju mungojë.Tabutë që duhen thyer: Në punë gjatë muajit janar dhe shkurt, ndërsa në lojë nga fillimi i muajit shkurt dhe fillimi i marsit do të thyeni çdo tabu.Inkurajues: Fati me anë të një të linduri në shenjën e Bricjapit nga muaji maj deri në korrik dhe një të lindur në shenjën e Peshqve nga shtatori në nëntor do t’ju japë këshillat e nevojshme për mënyrën e të sjellurit.Numrat tuaj me fat janë: 3,31,47,54

 

Motoja juaj për 2011-ën: Vetëvlerësimi nuk mund të ndërtohet brenda ditës. Çdo gjë ka nevojë për kohën e vet. Nëse do vazhdosh të bësh sforco të guximshme ditë pas dite, në fund do ta fitosh besimin. (Daisaku Ikeda, fetar, mendimtar dhe filozof japonez)

***********************************************************************************************************


LUANI:Gjatë gjithë gjashtëmujorit të parë të vitit që po vjen do të ndiheni shumë entuziastë. Askush dhe asgjë nuk do t’ju bëjë të humbisni besimin në vetvete, entuziazmin dhe bujarinë që do t’ju karakterizojë gjatë këtij gjysmëviti. Askush nuk do të mundë të ndalë ambiciet tuaja në fushën sociale. Në këtë fillimvit 2011 do të keni shumë njohje dhe do të provoni miqësi të reja tepër interesante. Do të jeni në qendër të vëmendjes së të gjithëve që do t’ju rrethojnë dhe gjithashtu do të dini të manovroni bukur në fushën sociale. Si këmbim do të merrni gjërat që dëshironi aq shumë. Pra, për ju parashikohen udhëtime dhe ngritje në detyrë. Në pjesën e dytë të vitit 2011 do të ishte më mirë që të jeni sa më shumë me këmbë në tokë, për të mos rënë viktimë e iluzioneve false.Të shumtë janë planetët në favorin tuaj. Mërkuri do t’ju shikojë pozitivisht për një periudhë të gjatë. Veçanërisht në muajt gusht, nëntor dhe dhjetor, ndikimi i tij do të shtojë edhe aftësitë tuaja profesionale dhe do t’ju shtyjë të arrini atë që nuk e kishit menduar se do ta realizonit ndonjëherë. Por fati është me ju. Pra, jeni i pushtuar nga suksese të mëdha në shkollë dhe karrierë, udhëtime dhe biznese premtuese.Nga janari e deri në ditët e para të qershorit, Jupiteri do t’ju ndihmojë në zbulimin dhe arritjen e objektivave tuaja të reja. Risitë nuk do t’ju mungojnë. Nuk duhet të ndaloni përballë të panjohurës që ju shfaqet përballë. Mendja e kthjellët dhe maturia do t’ju udhëheqin përpara në këtë periudhë. Me kokën lart do t’i bëni ballë çdo vështirësie dhe përpara verës do të arrini atë që dëshironi. Bëhet fjalë për një diplomim ose realizim të një udhëtimi që keni ëndërruar prej kohësh. Por, mbi të gjitha, përpara jush do t’ju shfaqet një jetë e re sentimentale tepër frytdhënëse, e cila do të kurorëzohet nga lindja e një dashurie të re, të cilën ju e keni pritur prej kaq kohësh.Rreth datës 4 gusht, Jupiteri do të arrijë pikën më të lartë të ndikimit të tij në jetën tuaj. Prandaj karriera, ambiciet dhe programet që keni, mund të realizohen shumë lehtë. Një ditë mjaft frytdhënëse kjo për ju. Nëse do të jeni në gjendje t’i luani mirë kartat që dispononi, gjatë muajit gusht mund të shkoni ku të dëshironi dhe të realizoni çdo ambicie që keni. Megjithatë, bëni kujdes dhe mos harroni se Jupiteri mund t’ju mashtrojë me premtime që jo gjithmonë mund t’i realizojë.
Saturni, i cili është një planet i vjetër në shenjën tuaj, do t’ju shtyjë drejt kontakteve të reja në fushën profesionale dhe atë sentimentale. Falë ndikimit të tij, do e keni më të lehtë të diplomoheni, të gjeni një punë, por mbi të gjitha, falë tij, do të keni besimin e madh se mund t’ia dilni mbanë kudo dhe do të përballoni me sukses çdo vështirësi të momentit. Vetëm falë planetit Saturn ju do të jeni më të përgjegjshëm për veprimet tuaja dhe ai do t’ju ndihmojë të keni rreth vetes ngrohtësinë e të tjerëve.Udhëtimi tranzit i Uranit, i cili me fillimin e vitit 2011 do të prekë të lindurit e shenjës së Luanit, do të minimizojë te ju shpirtin tuaj aventuresk, kështu që do ta keni më të lehtë të zhvilloni jetën tuaj profesionale, duke u inspiruar nga filozofitë e reja të jetës.Periudha e parë (që prej datës 23 korrik deri më datë 2 gusht). Në këtë periudhë do të gjeni një përkrahje të rëndësishme si në punë, ashtu edhe në jetën e përditshme. Ju pret një jetë më e gjallë, më aktive dhe do të keni mundësinë që ëndrrat tuaja t’i shihni teksa realizohen. Kështu që gjatë këtyre datave priten ndryshime pozitive në jetën tuaj.Periudha e dytë (nga 3 gushti deri më 12 gusht). Falë mbështetjes së Saturnit, i cili do t’ju ndihmojë t’u jepni zgjidhje problemeve tuaja, mund të realizoni projekte të mëdha në këtë periudhë.Periudha e tretë (nga 13 gushti deri më 23 gusht). Ju do të jeni shumë pak i interesuar nga kalimi i planetëve në shenjën tuaj, kështu që do të qëndroni të qetë për të shijuar frytet e punës suaj. Gjatë kësaj kohe do të pushoni dhe qetësia do t’ju bëjë mjaft mirë për shëndetin.Objektivi i vitit: të rriteni profesionalisht, të zgjeroni horizontet jetësore dhe të udhëtoni sa më shumë.

 

Numrat me fat gjatë këtij viti do të jenë të lidhura me: 8, 18, 28, 48.

Motoja juaj për 2011-n: Kreativiteti është arti i të mbledhurit “të zgjuar”, ku dy plus dy të mos bëjnë katër, por pesë. (Artur Këstler, shkrimtar dhe filozof hungarez)

***********************************************************************************************************


VIRGJERESHA:Përgjatë vitit 2011 yjet do të jenë shumë herë në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë që të kaloni momente shumë të bukura në jetën tuaj. Por yjet do t’ju ndihmojnë gjithashtu edhe në krijimin e shoqërive të reja. Të vetmit që nuk do të preken nga këto mirësi të japin yjet, do të jenë ata që nuk kanë besim në vetvete dhe ata që nuk do të jenë të vëmendshëm të kapin në ajër shanset e reja që do t’u jepen. Gjithë pjesa e parë të vitit 2011 do të dominohet nga të rejat që do t’ju shfaqen në horizont, ndërsa gjatë pjesës së dytë të vitit jeta juaj do të ripërtërihet tërësisht.
Jupiteri që prej muajit janarit deri më 4 qershor do t’ju shtyjë dhe do të bëjë që ju ta transformoni krejt jetën tuaj, si dhe të harroni kujtimet e së shkuarës. Nga ana tjetër, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, Jupiteri do të shtojë te ju dozën e fatit dhe falë kësaj mbarësie, gjatë kësaj periudhe në xhepat tuaj do të hyjë një sasi e madhe parash. Kjo shumë parash ose do t’ju dhurohet, ose do ta merrni atë nga ndonjë trashëgimi. Që prej datës 4 qershor, Jupiteri do t’ju mbështesë në çdo drejtim, dhe fati do t’ju shoqërojë në çdo raport me të tjerët, por sidomos në udhëtimet që do të ndërmerrni, në studimet apo në filozofinë tuaj për jetën. Takimet interesante nuk do t’ju mungojnë në çdo fushë. Edhe paratë gjithashtu  nuk do t’ju mungojnë, çka do të bëjnë të mundur realizimin e ëndrrave tuaja.Ndikimi i madh i Saturnit në shenjën tuaj do t’ju bëjë të reflektoni dhe të kuptoni atë që doni në të vërtetë të realizoni në jetën tuaj. Ai do t’ju ndihmojë t’u jepni  përgjigje pyetjeve që keni në mendje dhe nëse po veproni drejt me paratë që keni fituar apo trashëguar. Por edhe kursimi do të ketë një rol të rëndësishëm. Ka shumë mundësi që t’ju shfaqet nevoja që të ndryshoni mënyrën e të shpenzuarit dhe do të ndjeni nevojën për të kursyer.Urani, pasi ju ka qëndruar kundër për shtatë vjet, nuk do t’ju bezdisë më për shumë vite. Për të lindurit në ditët e para të gushtit parashikohet marrja e një trashëgimie apo e një sasie të madhe parash gjatë muajve mars apo maj. Ky planet revolucionar do të bëjë të mundur që ju të ndërmerrni një transformim  thelbësor në shtëpinë tuaj dhe të përmirësoni dukshëm stilin tuaj të jetës.Një ndërhyrje e vogël negative e Neptunit në shenjën e Peshqve (nga 2 prilli deri më 7  gusht), mund t’ju shkaktojë një zhgënjim sentimental të së lindurve në datat 24, 25 e 26 gusht, në veçanti gjatë muajit qershor.Kalimi i shkurtër, por pozitiv i Plutonit në shenjën e Virgjëreshës, do të jetë mjaft frytdhënës për të lindurit gjatë ditëve të fundit të gushtit. Planeti i transformimeve dhe i revolucioneve të brendshme do të dijë t’ju dhurojë optimizmin e duhur pas një zhgënjimi. Më pas, pasionet dhe dëshirat tuaja për aventura do ta bëjnë jetën tuaj më të këndshme. Dëshirat tuaja instiktive do t’ju ndihmojnë t’ia dilni mbanë në fushën sentimentale.Të lindurit gjatë periudhës së parë të shenjës së Virgjëreshës (24 gusht deri më 2 shtator), do të marrin lajme të mira për gjithçka që ka të bëjë me karrierën dhe studimet e tyre. Ndërsa fundin e vitit të lindurit e kësaj periudhe do t’ia dedikojnë vetëm dashurisë. Më në fund mund të kurorëzoni ëndrrën për të pasur një familje tuajën.Të lindurit e periudhës së dytë (3 deri më 12 shtator) do të karakterizohen nga projekte të shumta, sidomos ato në fushën sentimentale, që do të realizohen lehtësisht gjatë muajit shtator. Gjatë pjesës së parë të vitit yjet do t’ju ngarkojnë me shumë punë, si rrjedhojë edhe përfitimet tuaja ekonomike do të jenë tepër të mira.Personat e lindur në periudhën e tretë (13 deri 22 shtator) do ta kalojnë këtë vit që po vjen me mjaft qetësi, kjo falë ndikimit të madh që kanë tek ta planetët e ngadaltë. Por gjatë muajve të parë të vitit këta persona do të punojnë shumë për të ndryshuar atë që nuk shkon në jetën e tyre.Objektivat e vitit: Besoni te vetvetja. Filloni të frekuentoni shoqëri të reja dhe braktisni ato të vjetrat.

 

Numrat me fat: 4, 40, 44, 87.

Motoja juaj për 2011-ën: Vepro gjithmonë në mënyrë që ta rrisësh numrin e zgjedhjeve. (Hainc Von Forster, shkencëtar amerikan)

***********************************************************************************************************


PESHORJA:Viti 2011 do të jetë viti ideal për të nxjerrë në pah ato dhunti, që të lindurit e Peshores kanë brenda vetes. Shumë pak njerëz e dinë se personat e lindur në këtë shenjë dinë të shkojnë përtej pamjes fizike perfekte dhe elegante, siç shihen nga të tjerët. Brenda tyre marrin hov ato qëllime, të cilat i shtyjnë për t’u hedhur në sulm, edhe me ndonjë pasiguri të vogël, si të gjithë njerëzit në fund të fundit. Do t’ju duhet të përdorni të gjitha forcat tuaja, veçanërisht në pjesën e parë të vitit, kur do të aktivizohen të gjitha kundërshtimet e vështirësitë në shenjën tuaj. Mos e komplikoni jetën duke kërkuar perfeksion tek vetja, ose duke treguar joelasticitet. Ju duhet të përllogarisni pikat e referimit me siguri, në drejtimet të cilat i konsideroni të duhura. Në vend që të bini në dyshime, ngrini kokën dhe përsëritini vetes: “Unë mund t’ia dal.”Dimri dhe fillimi i pranverës do të jenë stinët më të vështira. Nga janari deri në maj, Jupiteri në kundërshtim me shenjën tuaj mund t’ju sjellë pakënaqësi, probleme ligjore ose një seri sforcosh në sferën e punës, me rezultate më pak të larta nga sa i prisni. Por që në ditët e para, Jupiteri do të ndryshojë pozicion dhe për ju do të fillojë një fazë rilindjeje, transformimi dhe zgjedhjesh. Menjëherë do të braktisni çdo lloj pasigurie dhe do të dini të shkoni përtej pritshmërive, duke ndërtuar projekte të qëndrueshme.Tranziti më domethënës do të jetë ai i Saturnit, që këtë vit do të prekë të lindurit e dhjetëditëshit të dytë. Saturni i ashpër do t’ju propozojë një vizion rrënjësor dhe të thellë të realitetit. Ndikimet e tij do t’i lënë pak hapësira ëndrrave. Por kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga gëzimet e jetës, nga natyra romantike, e ëmbël dhe e shoqërueshme. Megjithatë, duhet t’i shtoni ëmbëlsisë arsyes, logjikës, verifikimin dhe analizën.Urani, planeti i revolucioneve dhe i të papriturave, do të bëjë që shumë të lindur në ditët e para të shenjës të refuzojnë skemat e ndikuara nga jeta e përbashkët me partnerin. Për shumë të lindur të shenjës mund të ndodhë mbyllja e lidhjeve që tërhiqeshin zvarrë prej kohësh. Mos e mendoni këtë periudhë tranzitore si vetëm negative. Dëshira juaj e fortë për liri dhe ndryshim nuk mund të ndrydhet gjithmonë. Është ky ndikim që do t’ju mbushë me energjinë e duhur për të realizuar ato që ndjeni brenda vetes.Të lindurit në ditët e fundit të shenjës do të përfitojnë nga rrezet e fundit të Neptunit në fushat e dashurisë dhe kreativitetit. Nëse keni ditëlindjen ndërmjet 19 dhe 22 tetorit, përpara mbylljes së vitit mund të realizoni një ëndërr në fushën sentimentale.Plutoni do të ndikojë të lindurit në ditët e para të tetorit. Do të jenë të paevitueshme ndryshimet dhe transformimet reale të personalitetit. Planeti i largët do të dërgojë një ftesë të vërtetë për t’u çliruar nga mendime dhe ndjenja të rënda, të fshehura në skutat më të fshehta të mendjes dhe shpirtit. Shkëputjet nga një person i familjes do të kompensohen nga një rritje personale.Dhjetëditëshi i dytë (nga 4 deri më 13 tetor). Ky do të jetë viti zgjedhjeve. I kujdesshëm dhe me reflekse të plota mund të zgjidhni me vetëdije të plotë. Dëshirat për ndryshim do të realizohen me pak ose shumë vështirësi para fundit të vitit.Dhjetëditëshi i tretë (nga 14 deri më 22 tetor). Vit i qëndrueshëm. Do t’i gëzoheni atyre çka keni ndërtuar në vitet e mëparshme, në pritje të ngjarjeve të vitit 2012.Objektivi i vitit: të krijoni harmoni përreth vetes, t’i kushtoni më shumë vëmendje vetes për të ushqyer botën tuaj të brendshme.Numrat me fat:Mundësi suksesi për të lindurit e Peshores gjatë gjithë vitit, lidhur me këto numra 6, 66, 75, 83.

 

Motoja juaj për 2011-ën: Ndryshimi dhe progresi ndodh kur një njeri ka vënë në rrezik veten dhe ka guxuar të eksperimentojë me jetën e tij. (Herbert Oto, psikolog gjerman)

***********************************************************************************************************


AKREPI:Pas një viti me shumë yje në favorin tuaj, do të keni një vizion më rozë për jetën, edhe pse jeni pesimist nga natyra. Do të arrini të kuptoni që jeta nuk është gjithmonë një shesh beteje, ku fitojnë më i forti apo strategu më i mirë. Jeta është e mbushur me ëndrra dhe shpresa, realitete objektive të thjeshta, të cilat të çojnë drejt lumturisë. Tani, me evenimentet që yjet kanë rezervuar për ju, mund ta jetoni jetën brenda kufijve të qetësisë. Një parashikim i tillë mund t’ju duket i mërzitshëm, por me kalimin e muajve do ta vlerësoni.Jupiteri, prej 22 janarit deri më 4 qershor, do të sjellë përfitime në sferën e prakticitetit, atë të punës, shëndetit dhe hobeve. Edhe pse do të keni fat, do t’ju duhet të rishihni punën tuaj më me kujdes, pasi lodhja apo dëshira për të bërë më shumë punë sesa keni mundësi, do t’ju rrezikojë shëndetin. Nivelet e energjisë do të rriten dukshëm. Prej katër qershorit, Jupiteri do t’ju mbështesë maksimalisht dhe gjithçka lidhur me martesën, bashkëpunimet dhe çështjet ligjore do të zgjidhet. Ndikimi i tij mund të sjellë ngjarje të cilat mund të ndryshojnë jetën tuaj të përditshme, por edhe një rënie të humorit e një sens parehatie në situatat më të komplikuara dhe vonesa në fushën praktike.Me Saturnin pas jush mund të përfitoni shumë avantazhe nëse do të dini të shihni brenda vetes dhe të zbuloni dëshirat tuaja më të zjarrta dhe motivimin më të thellë. Vetëm kështu mund të kuptoni çfarë ua ndalon ecjen përpara dhe për të gjetur një zgjidhje.Kalimi i shkurtër i Neptunit tek Peshqit (nga katër prilli deri më katër gusht), do të ndikojë të lindurit në ditët e para të shenjës. Fantazitë dhe ëndrrat e dashurisë do të realizohen dhe kreativiteti do të shfaqet në nivelet më të larta. Të lindurit midis 20 dhe 22 nëntorit nga gushti do të mund të ndjejnë ndikimin e planetit, i cili do të rikthehet tek Ujori dhe do t’ju duhet të kenë kujdes nga periudha paqëndrueshmërie sentimentale.Kalimi i Plutonit do të jetë mjaft pozitiv dhe do të ndikojë gjatë vitit 2011 të lindurit e katërditëshit të parë të nëntorit, do t’ju dhurojë atyre një ngarkesë të madhe energjie dhe një kapacitet për të zgjidhur problemet e së shkuarës, të cilat zvarriten që nga fëmijëria. Ndikime të mira do të keni edhe për jetën tuaj profesionale. Ndikimi i saj do të jetë pozitiv edhe për sferën erotike; më në fund mund ta jetoni seksualitetin tuaj pa kufizime apo frikëra të së pandërgjegjshmes. Është një periudhë, e cila duhet shfrytëzuar nga ana juaj, duke vepruar dhe jo duke pritur që t’ju vijë nga qielli.Të lindurit e dhjetëditëshit të parë (nga 23 tetori e deri më 1 nëntor). Idetë dhe strategjitë për të përmirësuar jetën tuaj, sidomos atë profesionale dhe sentimentale, nuk do t’ju mungojnë. Edhe me disa vështirësi ndërmjet verës dhe vjeshtës do të merrni atë që dëshironi.Të lindurit e dhjetëditëshit të dytë (nga 2 deri më 12 nëntor) urtësia e Saturnit që ndodhet pas jush do t’ju shërbejë për të mos vepruar me impulsivitet. Do të bëni zgjedhje të vështira, por të cilat do t’ju dhurojnë një rezultat përfundimtar mjaft pozitiv.Të lindurit e dhjetëditëshit të tretë (nga 13 deri më 22 nëntor) Siguria në vetvete dhe një ngritje e humorit do t’ju bëjnë të përballoni më së miri fërkimet me kolegët apo familjarët. Duke eliminuar ndjenjat e hakmarrjes do të jetoni në harmoni me ata që ju duan me të vërtetë.Objektivi i vitit: të vazhdoni të jetoni në lartësinë e vitit të shkuar, të vetëdijshëm që jeta përbëhet edhe nga kënaqësitë dhe jo vetëm nga betejat.

 

Numrat tuaj me fat janë:Mundësi suksesi për të lindurit e shenjës së Akrepit gjatë gjithë vitit lidhur me këta numra: 2, 23, 44, 67

Motoja juaj për 2011-n: Edhe problemet më të ndërlikuara kanë zgjidhje të thjeshta. (Oskar Uajld)

***********************************************************************************************************


SHIGJETARI:Shigjetarëve u pëlqen të rrezikojnë, u pëlqen paparashikueshmëria e gjërave dhe e situatave. U pëlqen optimizmi dhe të parit larg. Këto karakteristika i ndihmojnë për të dalë edhe nga situatat më të vështira, me një lehtësi të madhe. Dhe sigurisht, ju kanë ndihmuar për të dalë i paprekur nga shakatë që Jupiteri dhe Urani ju kanë bërë vitin që sapo kaloi. Në vitin me fat 2011 do të takoni pak pengesa. Të rrezikuarit do t’ju ndihmojë të fitoni. Nuk do të bini në kurthin e rrezikut dhe do të tregoheni të ekuilibruar e racionalë. Kjo sjellja juaj e re do t’ju bëjë të mundur një vlerësim të saktë lidhur me projektet më të rëndësishme, sidomos në sferën sentimentale.Duke analizuar kalimet e planetëve në shenjën tuaj, shihet se nga 22 janari deri më katër qershor, Jupiteri do të jetë në një pozicion avantazhi. Planeti euforik do t’ju bëjë të fluturoni lart dhe do të lehtësojë të gjitha llojet e lidhjeve, sidomos ato të dashurisë. Pjesa e parë e vitit të ri do të jetë periudha e duhur për lidhjet e dashurisë, për të tentuar fatin në lojë dhe për t’u kënaqur e duke vënë në jetë vepra. Në pjesën e dytë, Jupiteri ju dhuron më shumë gjallëri në fushën profesionale, sidomos për të punësuarit. Do të dalin në pah edhe fushat e kohës së lirë dhe të shëndetit.Mërkuri, planeti i intelektit, i marrëveshjeve dhe udhëtimeve të shkurtra, do të jetë për disa muaj në favorin tuaj. Ky planet do t’ju shtojë aftësitë intelektuale, intuitën dhe nuhatjen e marrëveshjeve. Do t’ju mjaftojë një fjalë për të kuptuar domethënien e çdo situate, një shikim për të deshifruar ndjenja e mendime, dhe një çast reflektimi për të zgjedhur rrugën e duhur.Të lindurve në dhjetëditëshin e dytë, Saturni do t’u ofrojë frytet e tij të cilat do të jenë: një vizion më i qartë i projekteve për jetën, një sens më të ekuilibruar të veprimeve tuaja dhe jo të ndikuar nga impulsiviteti apo gjendja shpirtërore e momentit. Planeti i mençur do t’ju transmetojë një siguri të qëndrueshme në vetvete dhe cilësitë tuaja. Nuk do të mungojë dinamizmi, inteligjenca dhe urtësia me të cilat do të zgjidhni probleme dhe më radikale.Urani ju favorizon nga 12 marsi, deri për shtatë vjet. Në 2011 do të prekë të lindurit e ditëve të para të shenjës,  duke stimuluar dëshirën për të ndryshuar, përmirësuar të ardhmen, duke hedhur pas shpatullave të gjitha situatat e rënda për t’u rihedhur drejt horizonteve të reja, sidomos nëse flitet për horizonte sentimentale. Dashuri të papritura.Dhjetëditëshi i parë (nga 23 nëntori-1 dhjetor). Vit me risi. Do të putheni nga fati dhe do të mund të arrini gjithçka me lehtësi.Dhjetëditëshi i dytë (nga 2-11 dhjetor). Fat dhe ekuilibër. Ngjarjet me fat nuk do të mungojnë dhe do të dini t’i zgjidhni me urtësi. Do të jeni në kushtet perfekte për të shfrytëzuar çdo mundësi profesionale, pa harruar qe ekziston dhe dashuria.Dhjetëditëshi i tretë (nga 12-22 dhjetor). Yjet e vitit 2011 do t’ju bëjnë një person të besueshëm, ku do të arrini të fitoni simpatinë e të tjerëve dhe ndihmën konkrete nga njerëz që ju vlerësojnë dhe ju duan.Objektivi i vitit: Të dashuroni, të nxirrni në pah rritjen personale nëpërmjet eksperiencave të reja dhe të arrini projektet të nivelit superior.

 

Numrat me fat:Mundësitë e suksesit për të lindurit e Shigjetarit gjatë gjithë vitit lidhur me këto numra : 7, 9, 76, 88.

Motoja juaj për 2011-ën: Nëse keni ëndërruar gjëra, që në pamje të parë janë dukur të parealizueshme, nuk keni gabuar: ato kanë vendin e tyre. Tani filloni të hidhni themelet për t’i realizuar. (Devid Terau, mendimtar dhe poet amerikan)

***********************************************************************************************************


BRICJAPI:Çdo herë që ke patur zotërim të plotë mbi vetveten, mbi cilësitë e tua, nuk ke bërë gabime, nuk ke dështuar. Dhe është kjo që do të bëni dhe në vitin e ri. Do të nxjerrësh në pah aftësinë tënde të jashtëzakonshme për të vëzhguar, për të marrë vendime, pa lejuar presionet e momentit që të shkatërrojnë atë çka ju jeni munduar për një kohë të gjatë, për të arritur qëllimin e lakmuar.
Nga 22 janari deri në 4 qershor, Jupiteri në një kuadraturë armiqësore do të sjellë disa shqetësime, pakënaqësi apo bezdi, ose dhe vështirësi në familje. Si në dashuri, ashtu dhe në punë, drejtimi që do të ndiqni  do të jetë përulësia dhe respektimi rigoroz i rregullave. Kjo do t’ju lejojë të vazhdoni pa forma qesharake të ekzaltimit. Kjo mënyrë e juaja e të sjellurit do të vlersohet para ardhjes së verës, ku Jupiteri që deri në atë moment ju ka dëmtuar, do t’iu hapë rrugën drejt suksesit në dashuri dhe jetë. Pasuri të qëndrueshme gjatë tre muajve të fundit të vitit.
Saturni, një tjetër element shqetësues, do të shtyjë ata të lindur në dekadën e dytë për një reflektim më të fokusuar dhe më të thellë në disa punë dinamike. Në periudhën mars-maj, avancimi në karrierë është bllokuar nga vonesat e pengesat që nuk janë gjithmonë të lehta për t`u anashkaluar. Mos jini kokëfortë e mos merrni drejtime të njëanshme. Nëse do të jetë e nevojshme, duhet të gjeni një kompromis. Ky nuk është një turp!Kush ka lindur në ditët e para të kësaj shenje, do të përballet me presionin e kuadraturës së Uranit për të vepruar me impuls e për të ndryshuar kursin papritur. Jo gjithmonë mbërrihet në portin që keni pritur, kështu që do të ishte veprim i mençur të mendoheni mirë para marrjes së çdo vendimi.Plutoni në shenjë, që do të fokusohet kryesisht në të lindurit e fillim janarit, do të sjellë disa transformime në qendrën e jetës së këtyre Bricjapëve. Metamorfoza qëndron në ajër prej disa kohësh, në 2011 ndryshimet e lëna pezull do të arrijnë të maturohen. Ju do të arrini të përmirësoni dhe të ndryshoni çdo situatë të nderë që sjell me vete tension. Dhe do të gjeni guxim për të ndjekur ëndrrat tuaja më ambicioze.Dekada e parë (nga 22 deri në 31 dhjetor)Ju duhet të fitoni një qëndrueshmëri të tillë që vështirësitë e pranverës të mos ju trembin. Me qetësinë dhe me autoritetin që ju karakterizon, do të dini të shikoni përpara.Dekada e dytë (nga 1 deri në 10 janar)Yjet do të të vënë në provë. Do të pranosh sfidën dhe në vjeshtë do të dalësh fitues.Dekada e tretë (nga 11 deri në 20 janar)Një vit pa ngjarje të mëdha, pa rrezik ose improvizime, në të cilat do të mbjellësh për të marrë frutet në vitin e ardhshëm.Objektivi i vitit: të ruash qetësinë për mos të humbur pozicionet e fituara. Shijo gëzimet e dashurisë nga vera e tutje.Numrat me fat: Mundësi për sukses për të lindurit e Bricjapit, gjatë të gjithë vitit, të lidhura me këta numra 3, 13, 27, 42.

 

Numri juaj magjik do të jetë 59.

Motoja juaj për 2011-n: I gjithë arti i të jetuarit është një miks mes durimit dhe moskokëçarjes. (Havelok Elis, seksolog anglez)

***********************************************************************************************************


UJORI:Viti i ri konfirmohet si një periudhë pozitive, me një riliev që do flasë në favorin tuaj. Yjet do të të ndihmojnë me doza fati, kthejlltësi mendore, zgjuarsi dhe shpirt kreativ, të cilat do të të japin atë marsh më shumë për të arritur suksesin personal. Vështirësitë nuk do të të frikësojnë, aq sa edhe në momentet më të errëta të parashikuara për fundin e majit dhe në atë të tetorit, ti do të vazhdosh i bindur drejt realizimit të projekteve të tua.Muajt e parë të 2011 do të jetë shumë të favorshëm për ty, sepse do të jetë Jupiteri që do të të mbrojë në analogjinë komunikative, në krijimin e kontakteve dhe miqësive të reja, jetën shoqërore, udhëtimet e shkurtra e deri në marrëdhëniet me komshinjtë. Mes marsit dhe majit Jupiteri do të ndihmohet edhe nga mirësia e Mërkurit, i cili do të shtojë dozën e kapaciteteve të tua, për të qenë në sintoni me gjithçka që të rrethon, të shprehësh në mënyrën më të mirë kapacitetin komuniktiv, në studime dhe në mbylljen me sukses të bizneseve.Nga 4 qershori Jupiteri do të pozicionohet në një aspekt negativ në lidhje me gjithçka që të rrethon, por pikërisht atëherë duhet të impenjohesh të ruash atë çka ke arritur. Do të jetë mirë të planifikosh për muajin korrik e tetor një shpenzim për shtëpinë dhe familjen, sepse do të hasësh disa probleme në punë dhe disa vonesa në pagesa.Tranziti pozitiv i Saturnit do të shkojë në avantazh të atyre që kanë lindur në dhjetëditëshin e dytë të kësaj shenje. Planeti i begatë dhe racional do të të ndihmojë të sistemosh disa kontekste të çrregullta, do të forcojë pozicionin tënd, do të hedhë poshtë dyshimet, do të të kthjellojë mendjen, do të të bëjë të fitosh sfidat me rivalët e tu, sepse do të dijë të të bëjë më kurajoz kundrejt lëvizjeve të tua. Pra, me pak fjalë do të hedhësh hapa pozitiv në të gjitha drejtimet. Do të ecësh nëpër një rrugë të ndritur, të re, larg asaj që ke përjetuar deri tani dhe shumë pranë lumturisë tënde.Urani është planeti i kreativitetit, i origjinalitetit të ideve të tua. Parakalimi i tij në shenjën tënde do të të forcojë pozitat e tua në punë, por më fatlumët do të jenë ata që kanë lindur në ditët e para të kësaj shenja, sepse do të kenë mundësinë të arrijnë thuajse menjëherë objektivin që i kishin caktuar vetes.Ndërkohë, Neptuni për disa muaj të kësaj shenje do të zhvillojë impulse kreative të atyre që kanë lindur mes 17 dhe 19 shkurtit.Dekada e parë (nga 21 deri në 30 janar)Pjesa e parë e vitit, por edhe nëntori e dhjetori, periudha në të cilën intuita dhe jeta shoqërore do të të ofrojnë raste fantastike për të avancuar në fund dhe në marrëdhënien shoqërore, por edhe disa shpenzime të papritura për shtëpinë dhe familjen.Dekada e dytë (nga 31 janari në 9 shkurt)Idetë e tua të arta dhe gjeniale do të bëjnë të marrësh vendime të guximshme, të cilët në fund do të jenë edhe ato të duhurat në lidhje me mënyrën tënde të të jetuarit.Dekada e tretë (nga 10 deri në 19 shkurt)Do të keni zhvillime pozitive në shumë sektorë, por mbi të gjitha në dashuri.Objektivi i vitit: të mos shpërdoroni konfigurimet fantastike të semestrit të parë të vitit. Të keni guximin të rrezikoni.Numrat me fat: Për të lindurit në shenjën e Ujorit, gjatë gjithë vitit, fati mund të jetë i lidhur me këto numra: 1, 16, 32, 45.

 

Numri juaj magjik do të jetë 73.

Motoja juaj për 2011-ën:  Një degë e çmendurisë zbukuron pemën e urtësisë dhe dijes. (A. Morandoti)

***********************************************************************************************************


PESHQIT:Kur yjet parashikojnë një vit fatlum, duhet të jesh i përgatitur për një seri projektesh në lartësinë e situatës tënde. Një projekt i madh nuk zgjedh drejtimin e një banaliteti, nuk limitohet me gjëra të vogla, por synon lumturinë totale. Për këtë, të dashur peshq, që nga janari do të jetë mirë që të viheni në gatishmëri për të kaluar një vit të mbarë dhe të punoni shumë për arritjen e objektivave të caktuar. Yjet në favor mund t’ju lejojnë të mbani në ekuilibër tendencën tuaj për të mos e kaluar cakun e lejuar. Një gjë si kjo e keni testuar në vitet e kaluar, pasi lumturia nuk është diçka që mund të ruhet me forcë. Nuk duhet të frikësoheni nga reagimet e të tjerëve, sepse transprenca juaj perfekte, transparenca e mendimeve tuaja do të t’ju pengojë të kryeni gabime. Gjithçka që do bëni do jetë pozitive, ndaj nuk ju mbetet tjetër vetëm të ndërmerrni këto veprime.Jupiteri, i cili do të përndjekë këtë shenjë deri më 22 janar, do të ndryshojë për mirë jetën e shumë peshqve. Personave të kësaj shenje do t’u dhurojë optimizëm, një besim më të madh drejt së ardhmes, disa para më shumë, por edhe më shumë fat në dashuri. Jeta juaj do të rifitojë një sens lehtësimi, që ju kishte munguar prej vitesh. Për katër muaj, ky planet bamirës do të ndriçojë shtëpinë tuaj në lidhje me aspektin ekonomik. Pikërisht ky do të jetë momenti për të shtuar të ardhurat tuaja. Pastaj, nga 4 qershori do të konfirmoni gjithmonë e më shumë se 2011-a do të jetë vërtet fatlume për ju. Një qetësi shpirtërore, të menduarit pozitivisht dhe ritmi i lartë i jetës do t’ju dhurojnë një periudhë të lumtur. Do të shihni përmirësime shoqërore, duke bërë miq të rinj dhe duke pasur sukses në shkollë dhe në punë.Saturni, një planet i begatë dhe racional do t’ju ndihmojë të menaxhoni financat tuaja, por gjithashtu do dijë t’ju këshillojë për një menaxhim të një trashëgimie.Urani do të largohet nga shenja juaj në 12 mars, pas një mbizotërimi 7-vjeçar. Influenca e tij do t’i përkushtohet revolucionit tuaj financiar. Do dini të jeni gjenial në përfundimin e planeve të tua, por vetëm duke qenë më racionalë për të shmangur gabime të shtyra nga impulsiviteti, por pse jo, edhe nga një siguri e tepruar që mund të rezultojë negative në fund.Neptuni, planeti që ju drejton, do të bëjë një pauzë në këtë shenjë (nga 4 prilli deri më 4 gusht). Nga kjo periudhë do të mund të kuptoni se çfarë mund t’ju presë në vitet në vazhdim (nga shkurti 2012, Neptuni do të rikthehet sërish pjesë e shenjës, për të qëndruar aty për rreth 12 vite të tjera), që do të thotë, një periudhë e shoqëruar nga intuita dhe fantazia e momentit. Do të modifikoni ndryshime të shtyra nga kreativiteti dhe ndjeshmëria juaj. Kurioziteti juaj do të vijë gjithmonë e në rritje. Aktiviteti psikologjik i vitit 2011 do të përfshijë vetëm ata që kanë lindur në ditët e para të shenjës, pasi kjo gjë do të influencohet nga mosprania e Neptunit në shenjë.Plutoni do të vazhdojë tranzitin e tij pozitiv, duke ju ofruar më shumë besim në vetvete. Dëshira për të fituar sfidat tuaja dhe një egoizëm pozitiv do t’ju ndriçojë rrugën që meritoni. Miqësitë me ju do të vijë gjithmonë e në rritje dhe për më shumë, do të jenë shumë intrigante. Këto veçori do të prekin mbi të gjitha të lindurit në ditët e para të marsit.Dekada e parë (nga 20 shkurti në 1 mars)I lirë nga çdo dyshim, qielli do t’iu ofrojë risi pozitive dhe rastësi fatlume, ndaj ky vit është i gjithi për t’u shfrytëzuar nga ju. Disa momente jo shumë pozitive për ju i rezervon muaji i nëntorit.Dekada e dytë (nga 2 deri më 10 mars)Ndjesi fantastike nuk do t’i lënë vend mërzisë. Gjatë verës dhe fillimit të vjeshtës do të vijnë lajme pozitive për sa i përket punës dhe miqësive.Dekada e tretë (nga 11 deri më 20 mars)
Kjo është periudha në të cilën planetët do jenë indiferentë ndaj jush. Për këtë arsye, duhet të qëndroni të qetë dhe të shijoni surprizat e vogla dhe të pakta. Do të pranoni propozime të mundshme dhe nëse do të jetë nevoja, edhe ndonjë synim në dukje të vështirë.Obiektivi i vitit: t’u dedikoni më shumë kohë gëzimeve të jetës, kënaqësisë së shoqërisë dhe të dashurisë.Numrat me fat: Për të lindurit në shenjën e peshqve, i gjithë viti është i lidhur ngushtë me këta numra:8, 28, 37, 75.

 

Numri juaj magjik do të jetë 89.

Motoja juaj për 2011-n: I ditur është ai që arrin të jetojë duke i “shpikur” iluzionet e veta. (Vudi Alen)

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

***********************************************************************************************************





 
 
   
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free